
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg në total 5 anëtarët e arrestuar e grupit kriminal që kreu vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës në 25 shkurt 2021.
Mësohet se i penduari i drejtësisë, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg. Ndërsa për autorët e tjerë Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi është dhënë dënimi me nga 30 vite burg për secilin.
Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kreun e grupit Jetmir Sherën, të dyshuarin si organizator të vrasjes. SPAK ka kërkuar dënimin me 37 vite burg për Sherën i cili ende është në kërkim për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin 4 vite më parë.
Edhe pse në arrati, ndaj tij rëndojnë 3 akuza, për vrasje me paramendim, pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim i kushteve për vrasje.
SPAK shkoi drejt identifikimit të shtetasit Jemin Shera, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin. Ky i fundit aktualisht duke u gjykuar bashkë me 3 persona të tjerë të arrestuar, të cilët ndihmuan Ernejt Shytin të kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës. Versus.al







