AKTUALITET /

Zbardhen emrat e 10 kandidatëve në garë për kreun e Radio Televizionit Publik Shqiptar

Sipas burimeve nga mediat, aplikantët janë figura të njohura në fushën e medias.

Shkruar nga Versus
Zbardhen emrat e 10 kandidatëve në garë për kreun e Radio
Eni Vasili, Aurora Polo, Enrik Mehmeti

Janë publikuar emrat e 10 kandidatëve për pozita si Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH).

Sipas burimeve nga mediat, këta aplikantë janë figura të njohura në fushën e medias.

Përveë Aurora Polos, drejtoreshës komanduese të RTSH-së, në këtë garë po marrin pjesë: Eni Vasili, Harilla Koçi, Jetmir Shpuza , Floriana Paskali,  Enrik Mehmeti, Ermal Hoxha , Klinton Rama, Flamur Buçpapaj  dhe Laureta Roshi.

Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi dhe emri i fituesit pritet të bëhet me dije në ditët në vijim.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, Aurora Polo mban postin e drejtoreshës së përkohshme të RTSH-së. Emërimi i saj në krye të Radio Televizionit Shqiptar erdhi pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Kujtojmë se më 5 shtator 2024, Alfred Peza depozitoi në Këshillin drejtues të RTSH letrën e tij të dorëheqjes.

Në letrën e tij të dorëheqjes shkruhej se vendimmarrja e tij ishte e pakthyeshme./Versus.al

 

Poll