AKTUALITET /

Zbërthehet skema, si futej droga në burgun e Elbasanit, pranga policit dhe familjares të të paraburgosurit

Shkruar nga Versus

Zbërthehet skema, si futej droga në burgun e Elbasanit, pranga policit

Pas disa muajsh hetime është zbuluar skema e përdorur për futjen e drogës në burgun e Elbasanit. Në pranga kanë rënë 2 persona ndërsa masa e arrestit me burg u ekzekutua edhe për një të burgosur. 

Mes të arrestuarve është punonjësi i policisë së burgjeve në Elbasan me inicialet N.K dhe E.K, familjare e të paraburgosurit G.S.

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al



 

Poll