MAGAZINË /

Mario Mitaj prezantohet te Al Ittihad

Mario Mitaj, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, është zyrtarizuar te skuadra e elitës së futbollit në Arabinë Saudite, Al Ittihad.

Shkruar nga Versus

Mario Mitaj prezantohet te Al Ittihad

Mario Mitaj, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, është zyrtarizuar te skuadra e elitës së futbollit në Arabinë Saudite, Al Ittihad.

21-vjeçari është transferuar në Arabinë Saudite nga skuadra e Lokomotivës së Moskës.

Mbrojtësi i krahut të majtë është huazuar me opsionin e blerjes së kartonit nga skuadra arabe. Tek Al Ittihadi luajnë edhe yjet si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, duke e bërë transferimin e Mitajt edhe më të rëndësishëm.

Mitaj do të marrë një pagë vjetore prej tre milionë eurove, ndërsa Al Ittihad do të paguajë 1.2 milionë euro për huazimin e tij.

Nëse vendosin ta transferojnë plotësisht në fund të edicionit, Al Ittihad do të paguajë pesë milionë euro të tjera.

Mitaj filloi karrierën e tij te AEK-u i Athinës dhe ka treguar performancë të shkëlqyer edhe me Lokomotivën e Moskës, duke regjistruar dy asistime në katër ndeshjet e edicionit aktual.

Poll