Pak muaj pasi njoftoi largimin e tij nga muzika, këngëtari i talentur Alban Ramosaj ka njoftuar se po kthehet përsëri në tregun muzikor.
Përmes një videoje në rrjetin social “Instagram”, artisti shpjeogn ndjesitë e tij personale përgjatë vitit të kaluar dhe vështirësitë me të cilat është përballur pasi hoqi dorë nga “jeta e tij”.
Krahas videos së publikuar Ramosaj shkruan,
“Gëzuar për t’u larguar dhe për të filluar përsëri! ????— ‘Ghost of the Past’ do të dalë më 31 janar.
I ngazëllyer që do të ndaj këtë pjesë të punës që kam shkruar, planifikuar dhe krijuar fshehurazi për shumë kohë tani. “Heartbreak Motel” është një kantautor, rekord amerikan me nuanca të pop-it indie – EP-i im debutues në anglisht, duke kapur muajt e mi të fundit në Evropë dhe vitin e parë në SHBA.
Është bërë shumë punë për këtë, faleminderit të gjithëve……..”
View this post on Instagram
Pas kësaj video, fansat dhe ndjekësit e tij kanë shpërhyer me komente urimi, duke përgëzuar këngëtarin e njohur për rikhimin në muzikë. /Versus.al/







