AKTUALITET /

Arta Dollani u shkarkua, emërohet drejtoresha e re e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Shkruar nga Versus

Arta Dollani u shkarkua, emërohet drejtoresha e re e Agjencisë

Këshilli i Ministrave ka emëruar Marjeta Përlatan drejtoreshë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Më parë, ky post mbahej nga Arta Dollani, e cila u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 23 tetor 2025.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Versus.al

 

Poll