
Greqi- Një 33 vjeçare shqiptare me banim në Athinë ka përjetuar disa orë makthi në një ndërtesë të braktisur nën dhunën e një 27 vjeçari i cili e ka përdhunuar dhe e ka goditur me thikë në kofshë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën kur rreth orës 21:20 të mbrëmjes, në rrugën Xouthou në Athinë, qytetarët dëgjuan të renë shqiptare e cila thërriste për ndihmë nga një ndërtesë në dukje e braktisur.
Mediat greke shkruajnë se policia e ka gjetur shqiptaren me duar të lidhura dhe me plagë në trup si pasojë e dhunës së ushtruar nga 27 vjeçari. Ky i fundit u arrestua nga policia pak orë pas zbardhjes së ngjarjes.
Shqiptarja nuk e njihte me emër të dyshuarin dhe kështu që e identifikoi fizikisht. Me dhunuesin, shqiptarja ishte takuar në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës dhe kishin rënë dakord që të shkonin në banesën e tij. Më pas aty është përdhunuar dhe dhunuar nga i dyshuari i cili e ka lënë të lidhur dhe të plagosur derisa u gjet nga policia. Versus.al







