MAGAZINË /

Egla Ceno, opinioniste në “Big Brother VIP Albania”?

Shkruar nga Versus

Egla Ceno, opinioniste në “Big Brother VIP Albania”?

Aktorja Egla Ceno është pyetur në një postim në rrjetet sociale nëse do të dëshironte të ishte opinioniste në spektaklin “Big Brother VIP Albania” që pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti. Ajo u përgjigj duke thënë se nuk është një rol që i përshtatet më së shumti për shkak të angazhimit që kërkon, por e la të hapur si mundësi.

“Jo, sepse përtoj të pispillosëm 2 herë në javë, por nëse më propozohet do e vlerësoj,” shkruan ajo.

Kjo përgjigje sugjeron se, ndonëse ajo nuk është plotësisht e vendosur për një rol të tillë, nuk do të refuzonte një ofertë të mundshme. Versus.al

Egla Ceno, opinioniste në “Big Brother VIP Albania”?
Postimi i Eglës në instagram
Poll