Modena FC ka njoftuar sot me hidhërim të thellë vdekjen e vajzës së zëvendëspresidentit Silvio Riveti. Nina ishte vetëm 10 vjeçe, duke lënë një boshllëk të paimagjinueshëm te familja dhe komuniteti i Modena FC.
“Me zemër të thyer, njoftojmë humbjen e rëndë që ka goditur familjen Riveti dhe të gjithë Modena FC. Nina e vogël dhe e dashur, vajza e Silvio Riveti dhe nënës së saj Eva, motra e Sveva dhe Luçe, ka ndërruar jetë, duke lënë një boshllëk që nuk mbushet te të gjithë ata që e donin,” shkruhet në njoftimin zyrtar.
Si shenjë zie, të gjitha ngjarjet publike të Modena FC të planifikuara për këtë javë janë anuluar, ndërsa dyqani i klubit do të qëndrojë i mbyllur deri të martën, më 31 mars.

