Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë një rrëfim personal gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, ku ka folur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Mirko Luccarelli, dhe dinamikën e tyre kur ishin çift.
Në një bisedë me Malborën, artistja kujtoi periudhën kur ata ishin bashkë, duke theksuar se pavarësisht debateve të shpeshta, mes tyre kishte një kimi të fortë dhe marrëdhënia funksiononte mirë në përditshmëri.
Ajo tregoi se ish-partneri i saj ka qenë balerin dhe aktor, ndërsa së bashku kanë marrë pjesë edhe në spektaklin “Dancing with the Stars”.
Soni Malaj u shpreh se konfliktet ishin pjesë e marrëdhënies së tyre, por nuk e pengonin lidhjen, duke shtuar se sot ruajnë një raport shumë të mirë, kryesisht për shkak të vajzës që kanë së bashku.
“Ka qenë balerin dhe aktor. Kemi bërë “Dancing with the stars”. Mbyteshim duke u zënë por shkonim shumë! Ne kemi një raport shumë të mirë për shkak të vajzës. Madje njëherë kemi shkuar tek një estetiste këtu në Shqipëri dhe ajo na tha: Me ju pa, ju nuk dukeni të ndarë”, shprehet Soni.
Këngëtarja solli gjithashtu një episod ku një estetiste në Shqipëri kishte menduar se ata nuk dukeshin si çift i ndarë, çka sipas saj tregon raportin e respektueshëm që ata kanë ruajtur ndër vite.Versus.al

