MAGAZINË /

FOTO/ 'Edhe pse në gjendje të rëndë...', çfarë i ka ndodhur Luis Ejllit, këngëtari shfaqet me këmbën e fashuar

Shkruar nga Versus

FOTO/ 'Edhe pse në gjendje të rëndë...',

Këngëtari Luiz Ejlli ka ndarë një mesazh shqetësues, duke treguar se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht kësaj ka vendosur të udhëtojë drejt Brukselit.

Përmes një postimi, ai shkruan:

“Edhe pse akoma në gjendje të rëndë, nesër do të jem në Bruksel sepse dua të jem aty me ju. Veç kujdes mos më shkelni aman”.

Artisti nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tij apo rrethanat që kanë çuar në këtë situatë, duke lënë ndjekësit të shqetësuar për shëndetin e tij.

Megjithatë, vendosmëria për të qenë pranë publikut edhe në kushte të vështira është vlerësuar nga fansat, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë./Versus.al

FOTO/ 'Edhe pse në gjendje të rëndë...',
Postimi i Luiz Ejllit

 

Tags:

luiz ejlli

Poll