AKTUALITET /

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me pagesë: historia tronditëse e Ruben Saraivas i përfshirë në një hasmëri shqiptare

Ruben Saraiva është një shtetas me origjinë portugeze i rritur mes Portugalisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, i përshkruar nga familjarët si një djalë i qetë dhe i tërhequr. Më vonë ai u përfshi në aktivitete kriminale dhe u bë pjesë e një rasti të rëndë vrasjeje të organizuar ndërkombëtarisht, për të cilin u dënua me burgim të përjetshëm.

Shkruar nga Versus
Nga “nxënës i qetë” në vrasës me
Ruben Saraiva

Një histori e gjatë dhe e ndërlikuar kriminale, që lidh Shqipërinë me Mbretërinë e Bashkuar, është zbardhur në detaje nga media britanike, Dailymail, duke hedhur dritë mbi ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në pranverën e vitit 2023.

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me
Ardian Nikulaj

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur një person i veshur si shpërndarës hyri në një hotel luksoz buzë detit, përshëndeti pronarin që ishte duke pirë kafe dhe e qëlloi gjashtë herë nga një distancë shumë e afërt me një armë automatike të prodhimit sovjetik.

Vrasja u krye me gjakftohtësi dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me
Pamje nga vrasja e Adrian Nikulajt

Ky ekzekutim nuk ishte një krim i izoluar, por pjesë e një hasmërie të vjetër mbi 30-vjeçare mes dy familjeve shqiptare.

Konflikti e ka origjinën në vitin 1997, pas një sherri për një shumë të vogël parash, që më pas degjeneroi në një seri vrasjesh zinxhir, duke ndjekur logjikën e hakmarrjes sipas traditës së njohur si Kanuni.

Vrasja e Nikulajt ishte e shtata në këtë cikël gjakmarrjeje, por për herë të parë, sipas hetimeve, ekzekutimi u realizua me përfshirjen direkte të një grupi të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Autori i dyshuar, Ruben Saraiva, një i ri i rritur në Angli me origjinë portugeze, dyshohet se u përdor si ekzekutor.

Ai mbërriti në Shqipëri në shkurt të vitit 2023 dhe qëndroi për disa javë në një zonë pranë Shëngjinit, duke u përgatitur për atentatin.

Sipas hetimeve, ai ishte në kontakt me Edmond Haxhian, i dyshuar si organizatori i vrasjes, i cili kishte lidhje familjare me palën kundërshtare në hasmëri.

Ndërkohë, disa shtetas britanikë dyshohet se vepruan si pjesë e një skuadre survejimi, duke u paraqitur si turistë në hotelin e viktimës.

Ata studiuan për ditë me radhë lëvizjet e Nikulajt dhe familjes së tij, duke krijuar mundësinë për një atentat të saktë.

Në ditën e ngjarjes, një prej tyre dyshohet se dha sinjalin për sulm, ndërsa autori hyri në ambientet e hotelit dhe kreu ekzekutimin.

Pas krimit, Saraiva u largua me një motor të përgatitur më parë, i cili më vonë u gjet i braktisur, ndërsa ai vetë u arratis fillimisht në Greqi dhe më pas në Marok. Aty u arrestua dhe pas disa muajsh u ekstradua në Shqipëri.

Gjykata shqiptare e shpalli fajtor për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor, u paraqitën prova të shumta, përfshirë pamje filmike, dëshmi dhe gjurmë ADN-je që e lidhin me persona dhe ambiente të përfshira në ngjarje.

Ndërkohë, disa nga të dyshuarit e tjerë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po përballen me procese për ekstradim drejt Shqipërisë.

Por ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendje është historia e autorit.

Saraiva është djali i prindërve portugezë, një ish-futbollist që u bë telemarketing dhe një nëne infermiere.

Të dy përshkruhen si njerëz të mirë dhe punëtorë, të habitur nga ajo që ndodhi me djalin e tyre.

“Ne jemi njerëz të mirë, nuk jemi kriminelë. Edhe Rubeni është i tillë. Ai është një djalë fantastik. U shokuam”, tha një burim familjar.

Saraiva u zhvendos nga Portugalia në Britani kur ishte katër vjeç.Më vonë, ai jetoi mes babait në Reading dhe nënës në Londër.

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me
Ruben Saraiva në adoleshencë

Sipas familjarëve, pikërisht gjatë qëndrimit në burg ai dyshohet se krijoi lidhje me rrjete kriminale, që më vonë e çuan drejt përfshirjes në këtë atentat.

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me
Foto të Sarajvës në rininë e tij

Nga “nxënës i qetë” në vrasës me  

Fotot e tij në rini e tregojnë të veshur me kostum, si një djalë i rregullt.

Familjarët e përshkruajnë si “të turpshëm”, “të zgjuar dhe me humor”.

“Ai u rrit si Dëshmitar i Jehovait. Shkonte në mbledhje. Nuk rrinte në rrugë si fëmijë”, thanë ata.

Vetë Saraiva tha se pati një “fëmijëri normale”.Por në adoleshencë, jeta e tij mori kthesë.

Në moshën 17-vjeçare u kap duke shitur kokainë dhe heroinë dhe mori një dënim me kusht.

Më pas u përfshi në një sherr me thika dhe u dënua me burg për plagosje me dashje.Familja beson se pikërisht në burg ai krijoi lidhje me botën kriminale shqiptare.

Pas dënimit, ai u deportua në Portugali, por më vonë duket se u kthye në Britani dhe më pas fluturoi drejt Tiranës në shkurt 2023.

Aktualisht, ai mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Tiranë, në kushte izolimi pothuajse të plotë. Ai vetë ka pretenduar se mbahet në kushte të rënda dhe se nuk trajtohet njësoj si të burgosurit e tjerë.

Nga ana tjetër, burime nga ana e burgjeve sugjerojnë se masa të tilla sigurie janë marrë për shkak të rrezikut ndaj jetës së tij, pasi dyshohet se persona të lidhur me organizatorët mund të kërkojnë eliminimin e tij për të mos zbuluar më shumë detaje.

Ndërkohë, hasmëria që qëndron në themel të kësaj ngjarjeje vazhdon.

Pas vrasjes së Nikulajt janë regjistruar edhe dy viktima të tjera, duke e çuar numrin total të të vrarëve në nëntë.

Familjarët e viktimës shprehen se jetojnë në frikë të vazhdueshme, ndërsa e konsiderojnë këtë konflikt si një histori pa fund, që vijon të marrë jetë njerëzish dhe të mbajë të tensionuar situatën mes palëve./Përshtati në shqip Versus.al

Poll