AKTUALITET /

EMRAT/ Tentoi të shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohet 40 vjeçari! Në pranga dhe një 35 vjeçar për fshehje krimi

Një 40-vjeçar është arrestuar në Kamëz gjatë një operacioni policor të koduar “Qëllimi”, pasi dyshohet se tentonte të shiste një armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një pistoletë me municion luftarak, ndërsa u arrestua edhe një tjetër person që e shoqëronte, i akuzuar për moskallëzim krimi

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Tentoi të shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohet 40

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Kamëz, pasi dyshohet se tentonte të shiste një armë zjarri pa leje.

Sipas policisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, ndaloi automjetin e shtetasit Irgen Mezini, 40 vjeç, në zonën e quajtur “Treshi”.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Andi Sulika, 35 vjeç, i cili shoqëronte 40-vjeçarin dhe akuzohet për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit bëri me dije se vijon punën për goditjen e trafikut të armëve dhe veprimtarive të paligjshme në vend./Versus.al

 

Poll