AKTUALITET /

Operacion i fshehtë në klubet VIP / Policia prangos 9 persona, "përmbyten" ish-Bllokun me ekstazi

Punonjës dhe administratorë lokalesh shpërndanin kokainë dhe ekstazi brenda ambienteve të natës në Ish-Blloku, operacioni pas disa muajsh hetime

Shkruar nga Versus

Operacion i fshehtë në klubet VIP / Policia prangos 9 persona,

Pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, policia e Tirana ka finalizuar operacionin e koduar “Night Clubs”, duke goditur shpërndarjen e drogave të forta në klubet e natës në zonën e Ish-Bllokut.

Sipas policisë, gjatë hetimeve janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh nate, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike brenda ambienteve ku ushtronin aktivitetin. Nga masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata, janë ekzekutuar 9 masa “Arrest në burg”, ndërsa vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për organizimin e shitjes së drogës në ambientet e lokaleve të natës.

Operacion i fshehtë në klubet VIP / Policia prangos 9 persona,

Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit shpërndanin doza të drogave të forta për klientët brenda klubeve, kryesisht gjatë orëve të natës, duke e kthyer këtë aktivitet në një skemë të organizuar shpërndarjeje.

Ndërkohë, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur më parë nga Gjykata.

Policia bëri me dije se hetimet vijojnë, si për kapjen e personave në kërkim, ashtu edhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale që dyshohet se zhvillohej prej kohësh në lokalet e natës në zonën më të frekuentuar të jetës së natës në Tiranë.

 

Poll