MAGAZINË /

'Do lahem siç me ka bërë Zoti', Moza Ahmeti “pushton” rrjetin me batutat në Ferma VIP, videoja e saj bëhet virale

Shkruar nga Versus

'Do lahem siç me ka bërë Zoti', Moza Ahmeti

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuar të “Ferma VIP”, falë spontanitetit dhe humorit të saj që ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.

Që në ditët e para të spektaklit, ajo ka arritur të bëhet virale me mënyrën e drejtpërdrejtë dhe batutat e saj, të cilat po shpërndahen gjerësisht nga ndjekësit.

Së fundmi, një video e publikuar në TikTok e tregon Mozën në një moment humoristik brenda fermës, teksa përpiqet të kuptojë si mund të lahet në ambientet e programit.

“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna, se plasa. S’po e zgjidh dot gjëegjëzën, e kam në tru si të lahem?”, dëgjohet të thotë ajo, ndërsa banorët i shpjegojnë se duhet të përdorë rroba banje.

“Po ça me rroba banjo!”, përgjigjet Moza, duke vijuar me batuta: “Po nuk e bëj unë atë kurrë, ajo është liria e fundit e njeriut, të lahet siç e ka bërë Zoti”.

Në vijim, ajo pyet me humor: “Mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai?”, ndërsa banorët e tjerë i përgjigjen me shaka, duke e kthyer situatën në një nga momentet më të diskutuara të spektaklit.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer Mozën në një nga personazhet më viralë të momentit.

Poll