Në një mbledhje të zgjeruar mes Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Shkodrës për qëndrimin e tyre të hapur ndaj protestave të banorëve të fshatit Rrjoll, që i kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo”.
Sipas informacioneve të korrespondencës, Rama e ka kërkuar distancimin e deputetëve nga çështja duke theksuar se nuk mund t’u jepet zë “disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre”, pasi një grup punë ka zbuluar se ata disponojnë “letra të falsifikuara” dhe jo dokumente të vlefshme pronësie.
"Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.
Protestat në terren dhe pretendimet e banorëve
Banorët e Rrjollit e cilësojnë ndërtimin nga kompania “Gener 2” si zaptim masiv dhe të padrejtë të tokave të tyre.
Ata thonë se janë pronarë të rreth 400 dynim tokë sipas një vendimi të gjykatës të vitit 2006 dhe nuk kanë të njohim transferimin e zonës me ligjino të dyshimtë dhe me dokumente të manipuluara.
Gjatë muajve të fundit, protestat në Rrjoll kanë pasur përmasa të gjera si:
bllokime të aksit Shëngjin–Velipojë,
daljet në terren për të penguar fadromat dhe makineritë e kompanisë,
përplasje të dhunshme me policinë dhe rojet e sigurisë private, me pasojë të plagosur dhe
arrestime të disa banorëve.
Çështja ligjore dhe investimi “Blue Borgo”
Resorti luksoz “Blue Borgo”, me strukturë akomoduese 5‑yjore, do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks‑Rrjoll, në një sipërfaqe prej rreth 147,2 hektarësh në Velipojë të Shkodrës.
Në dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj së bashku me vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë të investitorit “5‑yje” për këtë projekt, të realizuar përmes kompanisë “Gener 2”.
Nga ana tjetër, banorët kanë shkuar në SPAK, në Prokurorinë e Shkodrës dhe përpara Parlamentit në Tiranë, ku kërcënojnë se “grabitjen na e shesin si investim”, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe një hetime të qartë mbi autenticitetin e dokumentave të pronësisë./Versus.al

