AKTUALITET /

Gara për kreun e ri të policisë së shtetit, Tonin Vocaj kryeson listën! Rama vendos javën e ardhshme

Pas Vocajt, renditen Panganika dhe Hitaj.

Shkruar nga Versus

Gara për kreun e ri të policisë së shtetit, Tonin Vocaj

Tonin Vocaj është kandidatura me më së shumti pikë në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Pas tij renditen Lorenc Panganika dhe Skënder Hitaj. Vocaj ka një karrierë pothuaj 35 vjeçare dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ka dërguar kryeministrit Edi Rama tre emrat me më shumë pikë. Vetë Rama do të zgjedhë kandidatin fitues. Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës.

14 kandidatët që garojnë: 

Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita dhe Tonin Vocaj. Versus.al

 

Poll