Live Updates /

Mbledhja maratonë e deputetëve dhe qeverisë, nga ‘’alarmi elektoral’’ tek përplasja e Ramës me Spiropalin

*Sot në orën 11:00 nisi mbledhja e përbashkët mes grupit parlamentar socialist dhe qeverisë ku u diskutua për çështje të ndryshme. *Kryeministri Edi Rama u kërkoi të gjithë deputetëve të nisin një tur takimesh në të gjithë vendin të quajtur ‘’Punët për Shqipërinë”, si nismë për parapërgatitjen e zgjedhjeve vendore të 2027-ës. Turi pritet të nisë javën e ardhshme dhe të zgjasë deri më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. *Gjithashtu u prezantuan 4 skenarët e mundshëm për Reformën Territoriale. *Përgjatë mbledhjes maratonë pati edhe përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali të cilën Rama e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë duke i thënë se nuk dëshironte ta dëgjonte.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në orën 11:00 nisi mbledhja e përbashkët mes grupit parlamentar socialist dhe qeverisë ku u diskutua për çështje të ndryshme. *Kryeministri Edi Rama u kërkoi të gjithë deputetëve të nisin një tur takimesh në të gjithë vendin të quajtur ‘’Punët për Shqipërinë”, si nismë për parapërgatitjen e zgjedhjeve vendore të 2027-ës. Turi pritet të nisë javën e ardhshme dhe të zgjasë deri më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. *Gjithashtu u prezantuan 4 skenarët e mundshëm për Reformën Territoriale. *Përgjatë mbledhjes maratonë pati edhe përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali të cilën Rama e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë duke i thënë se nuk dëshironte ta dëgjonte.

4 Postime
1 ORE ME PARE

''Nga forcimi i qarqeve tek ndarja me 4 rajone'', Mazniku prezanton 4 skenarët për Reformën Territoriale

Mbledhja maratonë e deputetëve dhe qeverisë, nga

Në mbledhjen maratonë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve, Arbjan Mazniku si bashkëkryetar i komisionit për Reformën Territoriale ka prezantuar 4 skenarët e mundshëm duke theksuar se asnjë prej tyre nuk ishte deri më tani zgjidhja përfundimtare. 

Skenarët e prezantuar:

Skenari 1 — Konsolidimi Funksional: bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2 — Konsolidim dhe Decentralizim: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt. Avantazhi: dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfisht dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse. Rreziku: konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3 — Forcimi i Qarkut: ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë — funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë. Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi — shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian. Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4 — Rajonet Strategjike: bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së. Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore. Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë. Versus.al

2 ORE ME PARE

‘’Të nxjerr përjashtë’’, plas mes Ramës dhe Spiropalit! Kryeministri: Mos e hap gojën kur jam unë këtu

Mbledhja maratonë e deputetëve dhe qeverisë, nga

Mbledhja e përbashkët e zhvilluar sot mes grupit parlamentar të PS dhe qeverisë ka patur momente të tensionuara mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit gjatë fjalës së ministres për marrëdhëniet me Kuvendin, Erjona Ismaili dhe fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Fillimisht Spiropali u përplas me Goxhobellin duke e ndërprerë gjatë fjalës së saj si në vijim: Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Sherri ka vijuar edhe gjatë kohës që ministrja Ismaili fliste për strategjinë e komunikimit pasi Spiropali pati një moment kur qeshi. Kjo ka bërë që Ismaili t’i drejtohej me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Por mimikat e Spiropalit u pikasën edhe nga Rama i cili iu drejtua me fjalët: Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”

Ish-ministrja i është kthyer Ramës me fjalët: “Ke diçka për të thënë? Thuaje.” Kjo përplasje nuk u mbyll me kaq pasi Spiropali vijoi të ngulmonte që Ismaili t’i kërkonte ndjesë. Në këtë moment thuhet se ka ndërhyrë sërish Rama i cili e ka paralajmëruar Spiropalin.

‘’Mos më provoko të të nxjerr përjashtë’’- është shprehur ai.

Situatën në fund e qetësoi deputeti Erion Braçe i cili gjithashtu ndodhej i ulur pranë Spiropalit në fund të sallës. Versus.al

6 ORE ME PARE

Mbledhja e socialistëve vijon prej orës 11:00, Spiropali e ulur në fund të sallës

Mbledhja maratonë e deputetëve dhe qeverisë, nga

Prej më shumë se 6 orësh vijon mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve që të nisin turin e takimeve me qytetarët në terren.

Ajo çfarë vihet re nga pamjet e publikuara është fakti se deputetja Elisa Spiropali është e ulur në fund të sallës, njëjtë si kolegu i saj Erion Braçe.



Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje e vetë Spiropalit, apo një lloj distancimi i saj duke qenë se pati ‘përplasje’ në distancë me Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar lidhur me mungesën e saj në seancën ku u votua për imunitetin e Ballukut. Versus.al

9 ORE ME PARE

Rama lëshon “alarmin” elektoral: PS nis turin kombëtar “Punët për Shqipërinë”

Mbledhja maratonë e deputetëve dhe qeverisë, nga

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzime të qarta për nisjen e një turi takimesh në të gjithë vendin, të pagëzuar “Punët për Shqipërinë”, një nismë që shihet si parapërgatitje për zgjedhjet lokale të 2027-ës.

Turi pritet të nisë javën e ardhshme dhe të zgjasë deri më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Në fokus të takimeve do të jetë fillimisht çështja e integrimit europian, për të vijuar më pas me tema të tjera që lidhen me qeverisjen dhe prioritetet politike.

Sipas burimeve, kjo nismë konsiderohet si një “fushatë paraprake”, ndërsa në terren do të angazhohen jo vetëm deputetët dhe ministrat, por edhe kryetarët e bashkive, të cilët pritet të raportojnë para qytetarëve mbi premtimet dhe realizimet e tyre.

Mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave përfshin gjithashtu raportime nga figura kyçe institucionale. Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, pritet të paraqesë një raport jo të zakonshëm për këtë institucion, ndërsa përpara grupit socialist do të raportojë edhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i reformës territoriale.

Ky takim shënon mbledhjen e parë të përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar pas Asamblesë Kombëtare Socialiste në Durrës, ku Rama njoftoi ndryshime në drejtimin politik të gjashtë qarqeve, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Poll