AKTUALITET /

Rrahën 62 vjeçarin për një vendparkim, dënohen me burg 3 autorët e lidhur me grupin Bajri

Ngjarja e dhunës ndaj Vladimir Bruçit ndodhi rreth mesditës së 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”.

Shkruar nga Versus
Rrahën 62 vjeçarin për një vendparkim, dënohen me
Momenti kur Sakica dhe Troshani dorëzohen në polici

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg tre personat e akuzuar për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 pas sherrit për një vendparkim. 

Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg. Ndërsa Samuel Troshatni e Arlind Kajoshi secili me nga 16 muaj burg. Dënimin do ta vuajnë në një burg të sigurisë së zakonshme. 

Troshani dhe Sakica janë përfshirë edhe në një tjetër ngjarje të rëndë, ku pati shkëmbim zjarri. Incidenti ndodhi më 23 gusht të po atij viti, teksa ata lëviznin në fshatin Bushat me një automjet tip “Audi A8” të blinduar, në pronësi të Safet Bajrit. Versus.al

Poll