AKTUALITET /

Sherr dhe plagosje në Korçë, 4 persona të lënduar mes tyre pronari i servisit

Ngjarja ndodh brenda një servisi makinash, njëri prej të lënduarve plagoset me gërshërë

Shkruar nga Versus

Sherr dhe plagosje në Korçë, 4 persona të lënduar mes

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur sot brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçës, duke lënë katër persona të lënduar.

Mes të lënduarve është Renaldo Xhixho, pronar i servisit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Një nga personat e tjerë ka marrë plagë nga gërshëra, ndërsa një tjetër ka dëmtime në fytyrë dhe i katërti është lënduar më lehtë.

Shkaku i sherrit dyshohet të ketë lidhje me pakënaqësinë e klientëve ndaj punës së kryer nga Xhixho, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e incidentit.

 

Poll