
Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar dje për herë të parë pas përfundimit të Big Brother VIP 3 ku u rendit i dyti pas Eglës. Finalisti falenderoi mbështetësit për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.
Teksa foli për lojën e tij brenda shtëpisë, ai zbulon se ka pasur shumë raste kur situatat i kanë rrëshqitur nga duart.
Por më tej, aktori shprehet se është i sigurt se e ka fituar ai BBVIP 3 dhe se për këtë gjë do të flasë në vazhdim ku do të tregojë edhe fakte.
“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.
Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund.
Kam dal në rrugët e Tiranës, të cilët më kanë përqafuar me dashamirësi dhe më kanë dhënë dorën. Unë vërtet nuk i fitova 100 mijë euro, por fitova diçka të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët unë kam 20 vite që jap dhe marr. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë.
Atë vetëm një do të fitonte. Nuk jam këtu për ta gjykuar. Por unë e di që unë me votat tuaja e kam fituar Big Brotherin. Dua ta bëj të qartë se e di, e di që me votat tuaja unë e kam fituar BBV, por të gjitha do sqarohen avash avash. Unë do komunikoj me ju nëpërmjet punës time.”- tha aktori në Instagram./ Versus.al







