
Vlorë- 334 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Hadëraj të Selenicës janë asgjësuar nga policia ditën e sotme.
Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike është shpallur në kërkim 30 vjeçari i identifikuar si A.C.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







