AKTUALITET /

“A kemi dashuri toksike?”, i dashuri e hodhi nga kati i 7-të, biseda me ChatGPT zbardh detaje nga vrasja e 13 vjeçares shqiptare në Itali

Shkruar nga Versus
“A kemi dashuri toksike?”, i dashuri e hodhi nga kati i 7-të,
E ndjera, Aurora Tila

Itali- Gjykata e Bolonjës dënoi me 17 vite burg autorin e vrasjes së 13 vjeçares shqiptare Aurora Tila më 25 tetor të 2024-ës. Prova kyç për zbardhjen e këtij krimi ka qenë zbardhja e mesazheve që e mitura shqiptare i kishte dërguar Chat GPT-së duke i kërkuar këshilla mbi marrëdhënien dhe sesi ta dallonte dashurinë e vërtetë nga ajo toksike.

Në provat e siguruara nga biseda me ChatGPT u vërejt edhe frika që e mitura kishte për sigurinë e saj, gjë që duket se e kishte shtyrë të pranonte takimin me autorin, asokohe  15 vjeçar.

Një ditë parë se të kryente krimin, autori i kishte treguar një shoku se kishte vendosur ta vriste Aurorën. Madje u paraqit në takimin me të me një kaçavidë në dorë e cila më pas u sekuestrua.

"Nesër është hera e fundit, pastaj kurrë më dhe Të premtoj se pas takimit të së premtes, nuk do të të kontaktoj më kurrë "- ka qenë mesazhi që e mitura e ndjerë i kishte dërguar autorit.

I dënuari nuk tregoi shenja pendimi për aktin e rëndë që kishte kryer duke mos e pranuar vrasjen. Fillimisht ai kishte deklaruar se 13 vjeçarja kishte rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të 7-të pallatit dhe më pas e ndryshoi dëshminë e tij duke pretenduar se ajo ishte vetëvrarë. Por provat treguan se ai e kishte shtyrë dhe pas krimit kishte larë duart. Versus.al

Poll