AKTUALITET /

Akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesën e mitur në Berat, 39 vjeçari: E ka sajuar kunata

Në seancën e sotme, Likaj deklaroi se kishte konflikte me kunatën për banesën.

Shkruar nga Versus

Akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesën e mitur në Berat, 39

Berat- Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sabri Likajn, 39 vjeçarin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur, 15 vjeçe.

Në gjykatë, Likaj nuk ka pranuar akuzën duke deklaruar se nuk e kishte prekur kurrë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata e tij për shkak se janë në konflikt për banesën.

39 vjeçari u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit të bërë nga 15 vjeçarja dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal. Versus.al

Poll