Live Updates /

Skënder Hitaj zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit mes 3 kandidatëve më të preferuar! Përvojë drejtimi në disa qarqe

*Skënder Hitaj u zgjodh sot me vendim të qeverisë në krye të Policisë së Shtetit duke pasuar kështu Ilir Prodën. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili tha se emërimi i Hitajt u bë në kuadër të meritës dhe integritetit profesional. *Në garë ishin në total 14 kandidatë, por Hitaj, Tonin Vocaj dhe Lorenca Panganika ishin tre emrat e propozuar në tavolinën e kryeministrit Edi Rama. *Hitaj njihet për integritetin e tij profesional dhe përvojën e drejtimit në disa qarqe të vendit si Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në policinë e Fierit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Skënder Hitaj u zgjodh sot me vendim të qeverisë në krye të Policisë së Shtetit duke pasuar kështu Ilir Prodën. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili tha se emërimi i Hitajt u bë në kuadër të meritës dhe integritetit profesional. *Në garë ishin në total 14 kandidatë, por Hitaj, Tonin Vocaj dhe Lorenca Panganika ishin tre emrat e propozuar në tavolinën e kryeministrit Edi Rama. *Hitaj njihet për integritetin e tij profesional dhe përvojën e drejtimit në disa qarqe të vendit si Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në policinë e Fierit.

2 Postime
2 ORE ME PARE

PROFIL/ U zgjodh në krye të policisë, përvoja e Hitajt si drejtor në disa qarqe dhe integriteti profesional

Skënder Hitaj zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit mes 3

Skënder Hitaj u zgjodh drejtor i ri i Policisë së Shtetit duke zëvendësuar kështu Ilir Prodën i cili u shkarkua nga ish-ministrja Albana Koçiu pasi nuk mori dot masat e duhura për mbarëvajtjen e protestës së PD në Tiranë.

Ajo çfarë bie në sy në CV-në e Hitajt është përvoja e tij në drejtimin e policisë në disa qarqe të vendit si në Durrës, Dibër, Shkodër dhe së fundmi Fier.

Përvoja në qarkun e Shkodrës ku më herët ka shërbyer dhe si zv drejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka konsoliduar profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.

Një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit i cili përbën një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale. Versus.al

2 ORE ME PARE

Skënder Hitaj zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit mes 3

Skënder Hitaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama i cili vendosi mes 3 emrave të propozuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ky i fundit tha se emërimi i Hitajt është bërë bazuar në meritë dhe integritetin e figurës së tij pasi ka mbajtur poste drejtuese në disa qarqe.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve. Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”- shkroi Lamallari në postimin e tij.

Kandidatë të tjerë mes të preferuarve për këtë post ishin edhe Tonin Vocaj dhe Lorenc Panganika. Hitaj më parë ka qenë drejtor i policisë në qarqet: Fier, Shkodër dhe Dibër. Versus.al

Poll