Bora Zemani të lë pa mend.
Moderatorja ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa nga momentet e saj gjatë pushimeve.
Në fotot e fundit të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Bora ka shkëlqyer në një palë bikini me ngjyrë të kuqe të ndezur, një zgjedhje që i përshtatet mrekullueshëm me nuancën e flokëve të saj.
Bukuroshja ka treguar se mbetet në formë tejet të mirë, duke vënë në pah fizikun e saj.
Fotot kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk kanë ngurruar t’i bëjnë komente pozitive dhe të shprehin admirimin e tyre për moderatoren.







