BOTA /

Krim i rëndë brenda familjes në shtetin fqinj, 2 vëllezërit vrasin babain me jastëk, i ndihmon dhëndri

Pasi kryen krimin në mëngjes, gjatë dëshmisë së dhënë në mbrëmje dy vëllezërit e pranuan aktin makabër.

Shkruar nga Versus

Krim i rëndë brenda familjes në shtetin fqinj, 2

Greqi- Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në një fshat të Evisë në rajonin e Kymit.

Sipas mediave greke, dy vëllezër kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre. Kanë qenë vëllezërit që kanë njoftuar policinë duke denoncuar vdekjen e të atit, por pa rrëfyer krimin.

Më pas gjatë dëshmisë së dhënë në komisariat gjatë mbrëmjes së djeshme, dy vëllezërit kanë rrëfyer se ishin vrarë me jastëk babain e tyre 65 vjeçar. Ngjarja u bë edhe më tragjike kur u bë me dije se i përfshirë në vrasje ishte edhe dhëndri i familjes i cili i kishte ndihmuar për krimin. Versus.al

Poll