AKTUALITET /

Me roje 24 orë/ Si do të ruhen parcelat e kananbisit në Shqipëri, del vendimi për zonat ku do të kultivohen

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parcelave do të vendosen në qarkun e Shkodrës, kryesisht në Njësinë Administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe, si dhe në Postribë dhe Rrethina.

Shkruar nga Versus

Me roje 24 orë/ Si do të ruhen parcelat e kananbisit në

Vendimi i qeverisë për të lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar qartë kriteret, kushtet e sigurisë dhe zonat ku do të zhvillohet procesi i kultivimit. Në total, janë planifikuar 138 parcela të shpërndara në dhjetë zona të ndryshme të vendit.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parcelave do të vendosen në qarkun e Shkodrës, kryesisht në Njësinë Administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe, si dhe në Postribë dhe Rrethina.

Kultivimi do të realizohet si në ambiente të hapura, në toka bujqësore apo sera dhe tunele plastike, ashtu edhe në hapësira të mbyllura e të izoluara, me sistem ndriçimi artificial. Siguria e këtyre parcelave do të garantohet nga shërbime të Policisë Private ose nga struktura shtetërore me roje 24 orë në ditë.

Po ashtu, janë ngritur dhe ekipe inspektimi për të trajtuar çdo denoncim apo shqetësim që mund të lindë gjatë zbatimit të këtij vendimi. Qeveria ka miratuar edhe rregulloren që përcakton kriteret për subjektet që duan të aplikojnë për licencat e kultivimit të kanabisit.

Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama më 9 janar të këtij viti dhe hap një kapitull të ri në përdorimin ligjor të bimës së kanabisit në vend.


Zonat e përcaktuara për kultivim janë si më poshtë:
• Shkodër & Malësi e Madhe: 17 parcela.
• Gjirokastër - Zona 1 (Këlcyrë dhe Përmet): 24 parcela.
• Gjirokastër - Zona 2 (Bashkia Dropull dhe Gjirokastër): 20 parcela.
• Gjirokastër - Zona 3 (Bashkitë Dropull dhe Libohovë): 10 parcela.
• Kukës - Zona 1 (Bashkia Tropojë): 20 parcela.
• Kukës - Zona 2 (Bashkia Has): 3 parcela.
• Kukës - Zona 3 (Bushtricë dhe Kalis): 8 parcela.
• Vlorë (Bashkitë Delvinë dhe Finiq): 15 parcela.
• Fier (Bashkitë Fier dhe Mallakastër): 4 parcela.
• Dibër (Kala e Dodës): 5 parcela.
• Elbasan (Bashkitë Cërrik dhe Belsh): 12 parcela. /Versus.al/

Poll