AKTUALITET /

“Lacoste e Hilfiger”, zbulohet magazina ku veshjeve u stampoheshin logo të rreme, në pranga një turk

Shkruar nga Versus

“Lacoste e Hilfiger”, zbulohet magazina ku veshjeve u stampoheshin

Tiranë- Një shtetas turk është arrestuar nga policia pas zbulimit të një magazine në Kamëz ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false. Në pranga ka rënë 46 vjeçari turk O.S, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij M.K, 50 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 punonjëse gra të cilat punonin në këtë magazinë.

Në magazinë u zbuluan mallra që ishin futur kontrabandë në Shqipëri dhe makineri të cilat përdoreshin për falsifikimin dhe stampimin e logove që u vendoseshin veshjeve apo këpucëve të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Versus.al

Poll