
Reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit gjatë natës duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë. Reshje dëbore ka patur në zonën veriore në lartësi mbi 1100 metra, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë.
Autoriteti rrugor shqiptar bën me dije se ka patur probleme në qarkullim në disa akse rrugore si më poshtë:
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.
Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.
Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.
Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.
Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.
Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.
Llogara: ka mjegull të denudur.
Në njoftimin e ARRSH drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë dhe të përdorin goma dimërore. Versus.al

