BOTA /

2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku ‘mbërthehen’ nga protesta masive

Shkruar nga Versus

2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku

Greqi- Dhjetëra mijëra protestues kanë bllokuar sot Athinën dhe Selanikun në kuadër të 2 vjetorit të tragjedisë së ndodhur në Tempi ku 57 persona vdiqën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Protestuesit e shumtë kanë mbushur sheshet dhe rrugët kryesore të qyteteve më të mëdha të vendit duke kërkuar vendosjen në vend të drejtësisë për viktimat. Njëkohëisht i gjithë vendi është i bllokuar nga greva e përgjithshme që ka shkaktuar paralizimin e shumë shërbimeve shtetërore e private.

2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku
Foto nga përplasja e trenit të mallrave me atë të pasagjerëve, 28 shkurt 2023

Për 2 vjetorin e tragjedisë reagoi edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili tha se mbrëmjen e 28 shkurtit të 2023-it gabimet njerëzore shkatërruan sigurinë e qytetarëve duke ngritur tashmë frikë dhe dyshime të thella.

“Atë natë, ne pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit në pasqyrën kombëtare. Gabimet njerëzore fatale të kombinuara me papërshtatshmëritë kronike të gjendjes dhe shkatërruan me dhunë siguritë tona. Asgjë nuk do të jetë më njësoj. Dhe kjo, pikërisht, tregon përmasat e betejës që duhet të luftojmë derisa të mposhtet "shteti i thellë" i së kaluarës.

Çdo burrë dhe grua greke merr pjesë në këtë zi, të bashkuar nën kërkesën e përbashkët për të vërtetën dhe pastrimin. Një shpengim moral që vetëm drejtësia e pavarur mund t'i ofrojë shoqërisë. Larg shfrytëzimit partizan të vuajtjeve njerëzore. Por edhe me pjekurinë e një vendi që kërkon siguri, qëndrueshmëri dhe progress”- tha Mitsotakis duke shtuar më tej se një aksident nuk duhet të bëhet armë për të cënuar qëndrueshmërinë e vendit në të ardhmen. Versus.al

2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku 2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku   2 vite nga tragjedia e trenave me 57 viktima, Athina e Selaniku  

Poll