BOTA /

28 mijë fluturime të anuluara në të gjithë botën pas kaosit dixhital

Ndërprerja e cila ka prekur gjithashtu bankat dhe shërbimet e urgjencës në të gjithë botën, është shkaktuar nga një përditësim i gabuar i softuerit nga firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike.

Shkruar nga Versus

28 mijë fluturime të anuluara në të gjithë botën

Përafërsisht 28 mijë fluturime në gjithë botën janë anuluar sot, pas problemeve me sistemin IT.

Ndërprerja e cila ka prekur gjithashtu bankat dhe shërbimet e urgjencës në të gjithë botën, është shkaktuar nga një përditësim i gabuar i softuerit nga firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike.

Delta Airlines, e cila është kompania e dytë më e madhe në botë për nga numri i pasagjerëve, kishte ndaluar të gjitha fluturimet e saj, por më vonë tha se disa kishin rifilluar. American Airlines gjithashtu ndaloi fluturimet e saj më herët, por ka rifilluar shërbimin.

“CroWdstrike” ka kërkuar falje dhe tha se çështja “është duke u rregulluar”. Aktualisht nuk dihet se kur do të zgjidhet çështja. Në spitalet Mass Brigham General, në Boston, Massachusetts, të gjitha takimet që konsideroheshin jo urgjente u anuluan të premten për shkak të ndërprerjes.

Dhe në Indi, aeroporti i Delhi thotë se disa shërbime janë ndikuar përkohësisht. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po ashtu ka raportuar probleme.

Poll