Tre të vdekur dhe tre të plagosur janë bilanci tragjik i një zjarri që shpërtheu pasditen e së premtes në një punishte në Milano.
Siç njoftojnë mediat italiane, viktimat ndodheshin brenda një apartamenti në katin e tretë të pallatit 6-katësh ku ka rënë zjarri.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë një e moshuar, një shtetase italiane dhe një person tjetër me origjinë të huaj.
Mes të plagosurve ishte edhe një punonjës i punishtes nga ku kanë nisur flakët. Njëri prej të dëmtuarve nga zjarri janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të normalizuar
Në vendngjarje kanë shkuar 3 automjete mjekësore, 6 autoambulanca, mjete të shumta zjarrfikëse dhe policia.







