Tetë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosen në një sulm me thikë nga një student 21-vjeçar në një shkollë trajnimi teknik në qytetin lindor kinez të Wuxi , në provincën Jiangsu, tha policia lokale.
Sulmi ndodhi rreth orës 18:30 me orën lokale në Institutin Profesional të Arteve dhe Teknologjisë në Wuxi. Sulmuesi, një 21-vjeçar është arrestuar në vendngjarje.
Policia po kryen hetimet e mëtejshme për rastin.
Incidenti i përgjakshëm erdhi disa ditë pas një tjetri ku një makinë përplasi një turmë njerëzish jashtë një qendre sportive në qytetin Zhuhai të hënën mbrëma, duke vrarë 35 persona dhe duke plagosur 43 të tjerë.







