BOTA /

Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me autobusin! Ndërrojnë jetë 4 persona

Të katër personat që ndërruan jetë i përkisnin grupmoshës 20-25 vjeç.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me autobusin!
Foto nga aksidenti

Greqi- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Toxotes Xanthi në shtetin fqinj.

Një makinë dhe një autobus u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Mediat greke shkruajnë se si pasojë e përplasjes, makina është shkatërruar plotësisht se se 4 personat që ndodheshin brenda, kanë ndërruar jetë.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona që udhëtonin me autobus. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: