Kosovë- Me urdhër të lëshuar nga Prokuroria Speciale, mëngjesin e sotëm është arrestuar prokurori i Prizrenit, Beqë Shala.
Zyra e informacionit të Prokurorisë Speciale bën me dije se prokurori Shala është prangosur në vendin e tij të punës, dhe dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim. Versus.al
