BOTA /

Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim s*ksual, ish-punonjësi kishte gënjyer për vdekjen e babait

Shkruar nga Versus
Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim s*ksual, ish-punonjësi kishte
Lorna Hajdini dhe Chirayu Rana

Detaje të reja janë zbuluar në mediat amerikane lidhur me padinë e ngritur ndaj drejtues shqiptare të JP Morgan, Lorna Hajdini sa u takon pretendimeve të një punonjësi i cili kishte deklaruar se ajo e kishte abuzuar seksualisht. 

Chirayu Rana, 35 vjeç, ish-bankier në JPMorgan Chase, pretendoi se Hajdini e kishte droguar dhe e kishte detyruar në akt seksual, duke kërcënuar karrierën e tij. Ai dorëzoi padinë më 28 prill 2025 në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut nën pseudonimin “John Doe”.

Mirëpo New York Post ka publikuar së fundmi një artikull ku shkruhet se burimet tregojnë se Rana kishte gënjyer kompaninë për një çështje personale, duke pretenduar se babai i tij ishte i sëmurë rëndë për të marrë gati tre muaj leje të paguar, të cilën e përdori për të përgatitur padinë kundër Hajdinit. Ai kishte marrë leje të ndryshme midis dhjetorit 2024 dhe majit 2025, duke u lejuar edhe të punonte nga distanca.

Nga ana tjetër Lorna Hajdini, 37 vjeç, mohon çdo akuzë. Avokatët e saj deklaruan “Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk ka qenë kurrë e përfshirë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet të ketë ndodhur sulmi seksual i dyshuar.”

Hetimet pritet të vazhdojnë ndërsa media dhe publiku presin zhvillime të reja mbi këtë çështje që ka tronditur komunitetin financiar dhe jo vetëm. Versus.al

Poll