BOTA /

“Allahu Akbar” / Sulm me thikë në Francë – Një i vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Është arrestuar një i dyshuar i cilësuar si “i rrezikshëm për terrorizëm” – Dëshmitarët thonë se ka bërtitur “Allahu Akbar”

Shkruar nga Versus

“Allahu Akbar” / Sulm me thikë në Francë –

Një alarm u ngrit në Francë pas një sulmi me thikë në një treg në qytetin e Mulhouse. Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, siç raporton kanali francez BFM TV.

Një sulm me thikë ka ndodhur të shtunën, më 22 shkurt, pasdite pranë tregut në Mulhouse (Haut-Rhin). Autori i dyshuar është arrestuar: është një person 37-vjeçar, i listuar nga shërbimet e parandalimit të terrorizmit.

“Allahu Akbar” / Sulm me thikë në Francë –

Ai dyshohet se ka goditur për vdekje një person në periferi të një demonstrate dhe se ka plagosur rëndë dy policë bashkiakë, deklaroi Nicolas Heitz, prokurori publik i Mulhouse.


Sipas Le Monde, të plagosurit janë dy policë bashkiakë. “Njëri ka plagë në arterien karotide dhe tjetri në gjoks ”, raportojnë mediat franceze. 

 

Poll