
Modelja Françeska Murati surprizoi ndjekësit e saj gjatë një seance virtuale në Instagram, duke zbuluar për herë të parë përkushtimin e saj fetar, që deri tani nuk e kishte bërë publik.
Në rubrikën “Ask Me”, Françeska tregoi se është praktikuese e rregullt e fesë dhe fal pesë vakte, duke ndarë një pjesë të intimitetit të saj personal me fansat.
E pyetur për qëndrimin e saj ndaj grave që zgjedhin të mbulojnë veten, ajo theksoi se mbështet çdo femër që ndjek bindjet dhe zemrën e saj. Megjithëse ajo vetë nuk do të zgjidhte të mbulohej, Françeska respekton dhe vlerëson vendimet personale të të tjerëve, duke dërguar një mesazh të hapur dhe tolerues për zgjedhjet individuale.
“Çdo femër është e lirë të bëjë atë që do zemra e saj. Secila ka rrugën dhe bindjet e vet. Unë, për shembull, fal pesë vakte dhe, megjithëse nuk do ta zgjidhja për veten time, mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj,” shkruan ajo.

