BOTA /

Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet zviceriani, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Versus

Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet zviceriani, një

Një qytetar zviceran është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi siç raportohet bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Siç raporton “N1” arrestimi i tij u bë në sheshin “Nikola Pashiq”, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është shpallur në kërkim nga policia serbe.

Personi i arrestuar është 32-vjeçari me inicialet B. C.

Ndërsa i shpallur në kërkim është G. V., 33 vjeç, po ashtu qytetar i Zvicrës.

“Puna hetimore e mëtejshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq.

 

Poll