BOTA /

Biden njofton politikat e reja që mbrojnë emigrantët e martuar me shtetas amerikan nga deportimi

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën (18 qershor) se qeveria do të lejojë ata që janë martuar me shtetas amerikanë që nuk kanë status ligjor të aplikojnë për qëndrim të përhershëm.

Shkruar nga B.SH

Biden njofton politikat e reja që mbrojnë emigrantët e martuar me

Administrata e Joe Bidenit ka njoftuar plane të reja për të hapur një shteg për bashkortët të martuar me shtetas amerikan, një masë që mund të përfshijë 500.000 njerëz sipas zyrtarëve amerikan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën (18 qershor) se qeveria do të lejojë ata që janë martuar me shtetas amerikanë që nuk kanë status ligjor të aplikojnë për qëndrim të përhershëm.

Për t'u kualifikuar, ata duhet të kenë jetuar në Amerikë për të paktën 10 vjet dhe të jenë të martuar me një shtetas amerikan megjithëse nuk ka asnjë kërkesë për sa kohë duhet të kenë qenë bashkëshortë.

Nëse kërkesa e një emigranti miratohet, ata do të kenë tre vjet kohë për të aplikuar për një kartë jeshile dhe për të marrë një leje të përkohshme pune ndërkohë që janë të mbrojtur nga dëbimi.

Rreth 50,000 fëmijë që nuk janë shtetas amerikan por kanë një prind që është i martuar me një të tillë, mund të kualifikohen gjithashtu për të njëjtin proces, thanë zyrtarë të lartë.

Po ashtu personat që kanë marrë një diplomë të arsimin e lartë dhe që po kërkojnë një punë në të njëjtën fushë do ta kenë më të lehtë të marrin viza pune më shpejt.

Kujtojmë se Biden e nisi mandatin si president me premtime për lehtësira për miliona emigrantë të paligjshëm.

Por teksa numri i emigrantëve ka arritur në nivele historike dhe ai përgatitet për një garë  të vështirë presidenciale kundër Donald Trump, Biden në fillim të këtij muaji nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizon ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

 

 

Poll