
Itali- Një ngjarje e rëndë e ndodhur në shtetin fqinj është zbuluar së fundmi. Mësohet se një 43 vjeçar, ka vrarë dhe më pas ka zhdukur trupin e gruas së tij, Francesca Deidda.
Mediat italiane shkruajnë se Igor Sollai me profesion transportues akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi që prej 30 majit, kur është bërë denoncimi për zhdukjen e saj, askush nuk ka pasur më informacion mbi të.
Sollai u arrestua mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa pavarësisht se nuk është gjetur kufoma e gruas së tij, akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e saj. Pasi u transportua në qelinë e paraburgimit në Uta, autori i dyshuar i vrasjes mohoi akuzat duke thënë se zhdukja e bashkëshortes së tij, kishte qenë një vendim me vullnet të plotë, i marrë nga kjo e fundit.
“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj nuk denoncova zhdukjen“, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.
Gjatë hetimeve u gjet se telefoni i gruas ishte përdorur, për t’i dërguar edhe një mesazh punëdhënesit të saj ku shkruante se jepte dorëheqjen nga puna. Versus.al







