Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë.
Një makinë tip “Toyota Yaris” është përplasur me një taksi. Aksidenti shkaktoi radhë të gjata automjetesh për shkak të bllokimit të rrugës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe autoritetet e tjera për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

