BOTA /

Burri vret gruan, plagos rëndë djalin që hyri të mbronte nënën nga plumbat

Një burrë ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spital me helikopter.

Shkruar nga Versus

Burri vret gruan, plagos rëndë djalin që hyri të mbronte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vago di Lavagno në Verona.

Një burrë ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spital me helikopter.

Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë.

Ndërkohë që 58-vjeçarja nuk mundi tu mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën.

Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë tragjedi.

Poll