BOTA /

Dosja 'Epstein', policia arreston Prince Andrew Mountbatten-Windsor për sjellje të keqe publike

"Si pjesë e hetimit, sot  kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrë publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.

Shkruar nga Versus

Dosja 'Epstein', policia arreston Prince Andrew Mountbatten-Windsor

Prince Andrew Mountbatten-Windsor, djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, raportohet se është ndaluar sot nga policia britanike në kuadër të rihapjes së hetimeve që lidhen me skandalin e Jeffrey Epstein. Burime mediatike ndërkombëtare bëjnë me dije se veprimet e autoriteteve lidhen me dosjet e reja të publikuara mbi rrjetin e trafikut seksual të Epstein dhe marrëdhëniet e tij me figura të fuqishme publike.

"Si pjesë e hetimit, sot  kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrë publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.

"Burri mbetet në paraburgim policor në këtë kohë.

"Nuk do ta emërojmë të arrestuarin, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi mbani mend gjithashtu se ky rast është tani aktiv, kështu që duhet të tregohet kujdes me çdo publikim për të shmangur shpërfilljen e gjykatës.", thanë burimet policore

Ndihmës Shefi i Policisë Oliver Wright tha: "Pas një vlerësimi të plotë, tani kemi hapur një hetim për këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrë publike.

"Është e rëndësishme që të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të supozuar penale.

"Ne e kuptojmë interesin e rëndësishëm publik në këtë rast dhe do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur.", shkruan BBC, ndwrsa policia lokale ka refuzuar të emërojë Prince Andrew./

Pse u arrestua?
Hetimi ka lidhje me dosjet e publikuara së fundi të Epstein, ku po analizohen pretendime se Andrew mund të ketë:

Dërguar informacione konfidenciale qeveritare te Jeffrey Epstein gjatë kohës që shërbente si përfaqësues tregtar i Britanisë (UK trade envoy) në vitet 2000–2010.
Dhe/ose se një grua mund të jetë trafikuar nga Epstein drejt Mbretërisë së Bashkuar për kontakte seksuale, pretendime të cilat Andrew i ka mohuar fuqishëm.
Hetimi përfshin shqyrtimin e mbi 3 milionë dokumenteve të Epstein të lëshuar kohët e fundit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të cilat përmbajnë komunikime dhe akuza të shumta që riaktivizuan hetimet në Mbretëri të Bashkuar.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer theksoi se “askush nuk është mbi ligjin” dhe bëri thirrje për bashkëpunim të plotë me autoritetet për çështjen.

Shtypi gjithashtu raporton se hetimet përfshijnë edhe shqyrtime të pretendimeve se oficerë të sigurisë mbreti mund të kenë bërë “sy qorr” ndaj udhëtimeve të lidhura me Epstein”, duke nënvizuar kompleksitetin e çështjes.

Cili është roli i tij në skandalin Epstein?
Andrew është përfshirë prej vitesh në skandalin e Epstein, për faktin se:

Ai ka qenë mik i financierit pasuar nga akuza të rënda për trafikim seksual dhe abuzim me të mitura.
Në 2022 ai u përfshi në një padi civile nga e akuzuara Virginia Giuffre, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar. Andrew pranoi një marrëveshje financiare pa pranimin e fajit.
Si pasojë, ai ishte hequr nga detyrat publike dhe i ishin ndaluar titujt mbretërorë që nga viti 2025.

Versus.al

Poll