BOTA /

SHBA gati të sulmojë Iranin në fundjavë, Rusia: Nëse e bëni do ketë pasoja të rënda

Shkruar nga Versus

SHBA gati të sulmojë Iranin në fundjavë, Rusia: Nëse e

Tensionet janë ngritur përgjatë orëve të fundit në Lindjen e Mesme ku gatishmëria është në nivelet më të larta duke qenë se disa media amerikane kanë raportuar se SHBA po bëhet gati të sulmojë Iranin në fundjavë.

Lidhur me këtë pretendim, ka folur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se çdo sulm i ri i SHBA ndaj Iranit do të kishte pasoja serioze, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje duke gjetur një zgjidhje që i lejon Iranit të ndjekë programin bërthamor paqësor.

"Pasojat nuk janë të mira. Tashmë ka pasur sulme ndaj Iranit në vendet bërthamore nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Nga ajo që mund të gjykojmë, kishte rreziqe reale të një incidenti bërthamor", tha Lavrov në intervistën, e cila u postua në faqen e internetit të ministrisë së tij. Versus.al

Poll