AKTUALITET /

“U vetëmbrojt”, avokati i Mario Përlleshajt ankimon dënimin me 16 vite burg për vr*sjen e 14 vjeçarit

Shkruar nga Versus
“U vetëmbrojt”, avokati i Mario Përlleshajt ankimon
Autori Mario Përlleshaj, viktima, Martin Cani

Avokati i Mario Përlleshajt, të miturit që u dënua me 16 vite burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Canit në tetor të vitit 2024, ka ankimuar vendimin në gjykatën e Apelit. Mbrojtja e të miturit argumenton në ankim se ndaj Mario Përlleshajt nuk mund të rëndojë akuza e vrasjës në rrethana cilësuese, vepër penale që shkalla e parë e dënoi. Sipas avokatit, krimi ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe trondijtjes së fortë psiqike.

Këto argumente mbrojtja i ka paraqitur edhe në shkallën e parë por që nuk u morën parasysh nga togat e zeza. Më 9 dhejtor të vitit të shkuar Përlleshaj u dënua me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër Luis Meçaj, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie. Krimi që tronditi vendin ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”, ku të miturit u konfliktuan mes tyre pak ditë pasi shkolla pretendoi se e kishte sheshuar sherrin aë dyshohet se nisi nga rrjetet sociale dhe degradoi në përdorimin e thikës.

Si pasojë e sulmit, Martin Cani mbeti i vrarë, ndërsa shoku i tij Luis Meçaj u plagos dhe u transportua për ndihmë mjekësore. Pas hetimeve, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë ndaj të miturit, duke kërkuar një dënim maksimal që kërkon ligji për të miturit, por gjykata vendosi një masë më të ulët se kërkesa e organit të akuzës. Pavarësisht ngjarjes tragjike, shteti nuk nxori mësim pasi raste të njëjta u shënuan edhe në qytete të tjera të vendit. Versus.al

 

Poll