AKTUALITET /

“Fole” prostitucioni në Tiranë, kapen 2 gra nga Kazakistani, e pësojnë edhe 2 klientët

Shkruar nga Versus

“Fole” prostitucioni në Tiranë, kapen 2 gra nga

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën brenda një apartamenti të marrë me qira në “Don Bosko” ku dyshohet se ushtronin prostitucion.

Në pranga ranë M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një shumë parash që dyshohet se është siguruar falë kësaj vepre penale.

Gjithashtu nisi procedimi penal për dy persona të cilët ishin klientë të dy shtetaseve nga Kazakistani. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll