
Vlorë- Një 39 vjeçar i identifikuar si Andi Shquti është arrestuar nga policia pasi u kap me pistoletë në lagjen “Uji i Ftohtë”. Shquti ishte konfliktuar me të riun B.J, 30 vjeç brenda një lokali për motive të dobëta.
Pas sherrit kishte marrë pistoletën, por falë mbërritjes së shpejtë të forcave të policisë, tentoi ta fshihte në një lulishte.
Oficerët sekuestruan pistoletën në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

