BOTA /

Dyshonte se djalit të tij i kishin bërë magji, kreu i bandës kryen masakër dhe vret 184 persona

Micanor urdhëroi vrasjen e banorëve të moshuar në zonën Ëharf Jérémie mbi dyshimet se magjia e kishte sëmurë fëmijën e tij.

Shkruar nga Versus
Dyshonte se djalit të tij i kishin bërë magji, kreu i bandës
Autoritetet haitiane

Afrikë- Qeveria e Haitit thotë se bandat e vendit kanë kaluar një "vijë të kuqe" pasi dyshohet se vranë mbi 180 njerëz gjatë fundjavës. Shkak për këtë masakër ishin urdhrat e dhëna nga drejtuesi i një bande i cili fajësoi adhuruesit e Voodoo për sëmundjen e rëndë të djalit të tij.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit të Haitit akuzoi kreun e bandës Micanor "Mikanò" Altès dhe bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e masakrës më 6 dhe 7 dhjetor, në Cité Soleil të varfër, në kryeqytetin e Haitit Port-au-Prince.

Micanor urdhëroi vrasjen e banorëve të moshuar në zonën Ëharf Jérémie mbi dyshimet se magjia e kishte sëmurë fëmijën e tij.

“Masakra u shkaktua nga sëmundja e rëndë e fëmijës së tij. Micanor kërkoi këshilla nga një prift vudu ('bókò') i cili akuzoi të moshuarit në zonë se praktikonin magji dhe dëmtonin fëmijën," tha RNDDH në një raport të parë nga CNN. Voodoo praktikohet gjerësisht në pjesë të shoqërisë Haitiane.

“Të premten, më 6 dhjetor, Micanor qëlloi dhe vrau të paktën gjashtëdhjetë (60) të moshuar. Të shtunën, më 7 dhjetor, ai dhe grupi i tij vranë të paktën pesëdhjetë (50) të tjerë duke përdorur hanxhar dhe thika. Pavarësisht veprimeve të tij, djali i tij i sëmurë ndërroi jetë”, thuhet në njoftim.

Duke cituar burime në zonë, Komiteti i Haitit për Paqe dhe Zhvillim tha gjithashtu se sulmi kishte në shënjestër të gjithë të moshuarit dhe praktikuesit e Voodoo të cilët, sipas imagjinatës së Micanorit, do të ishin në gjendje të bënin një magji të keqe mbi djalin e tij.

Të paktën 184 njerëz u vranë në masakër, duke përfshirë rreth 127 burra dhe gra të moshuara. Versus.al

Poll